11.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Haskuka pret ndërrimin e motmoteve me zjarrfikës, policë dhe mjekë

Në natën e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga stafi komunal, kanë vizituar policinë e Prizrenit, njësinë e zjarrfikësve dhe punëtorët shëndetësorë, që janë në orarin e kujdestarisë në QKMF në Prizren.

Haskuka ka uruar stafin kujdestar në këto tre qendra duke i uruar Vitin e Ri 2019, njëheresh ka falenderuar ata që në këtë feste të ndërrimit të motmotove janë në shërbim të qytetarëve.

“Derisa shumica e qytetarëve festojnë ndërrimin e motmoteve pranë familjarëve të tyre, policët, zjarrfikësit dhe mjekët e shërbimit emergjent janë ata të cilët gjithmonë janë në gjendje gatishmërie dhe në shërbim të qytetarëve. Këta punëtorë të përkushtuar dhe të devotshëm, i vizituam pak para se të hyjmë në vitin 2019, për t’i uruar një vit të mbarë dhe për t’i falënderuar ata për angazhimin që po e bëjnë në çdo festë e në çdo kohë”, ka shkruar Haskuka ne profilin tij në facebook.

Haskuka pret ndërrimin e motmoteve me zjarrfikës, policë dhe mjekë

Më Shumë

“Drejtësi, jo politikë” i 17 shkurtit merr përkrahjen e Bali Muharremajt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë vizituar Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune,...

Bashkimi shton edhe më shumë forcë, transferon tjetër qendër amerikane

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr., i cili luan në pozitat 4/5, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com Wooten Jr. vjen...

Lajmet e Fundit