3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haskuka: Stavileci e Gashi nuk kishin vërejtje ditën e zgjedhjeve, tash po mundohen ta arsyetojnë humbjen

Mytaher Haskuka nga lëvizja Vetëvendosje theksoi se “argatët e Klanit Pronto, Blerand Stavileci dhe Kujtim Gashi po vazhdon me shpifje për të arsyetuar humbjen”.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se shumë para kanë dhanë me ble vota e me manipulu me procesin zgjedhor në Prizren, po prapë humbën.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Argatët e Klanit Pronto, Blerand Stavileci dhe Kujtim Gashi vazhdojnë me shpifjet duke u munduar me e arsyetu humbjen para shefave të tyre.

Shumë pare kanë dhanë me ble vota e me manipulu me procesin zgjedhor në Prizren po prapë humbën. Kanë përdor të gjitha mekanizmat shtetnore, bile i dënuan aktivistët pa prova vetëm me ndiku në procesin zgjedhor por prapë e humbën “Jerusalemin” e tyre. Tash veç propaganda e shpifja ju ka mbet.

Të përkujtoj Blerandin e Kujtimin që ata në ditën e zgjedhjeve nuk kanë pas asnjë vërejtje edhe pse në çdo vendvotim i kanë pas minimum nga 5 komisioner nga koalicioni PDK dhe nga 4 vëzhgues. Tash si humbës që janë, shpifin e kërcënojnë vëzhgues duke bërë vepra penale”.

Haskuka statusit të tij në Facebook ia ka bashkangjitur një foto me mbishkrimin “Këta në foto duke festuar që ju hekëm prej pushteti”. /Telegrafi/

.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit