8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Haskuka thotë se slogani “Erlli dita” u montua, policia po e heton rastin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se slogani “Erlli dita” në kopshtin e fëmijëve ishte montuar.

Sipas tij, Komuna nuk lejon shkrime të tilla.

Ai tregon se rastin është duke hetuar policia.

Haskuka fajëson portalet dhe mediat e tjera të cilat kanë plasuar këtë lajm të rrem.

Postimi i plotë i Haskukës

Si shumë lajme të tjera të shpifura, edhe dje në portale dhe nëpër media u plasua një lajm i shpikur, kinse në një nga parqet për fëmijë, Komuna e Prizrenit ka shënuar një slogan politik.

Kjo është e pavërtetë! Për ata të cilët dëshirojnë që të lidhin qëllimisht këtë shkrim me Komunën e Prizrenit, dua t’ju njoftoj se Komuna e Prizrenit asesi nuk bën dhe madje nuk lejon shkrime të tilla në hapësira publike dhe është duke shqyrtuar se si ka ndodhur rasti në fjalë.

Për këtë arsye ekipet tona menjëherë kanë dalur në terren dhe kanë vërtetuar se slogani i shkruar është bërë me gomat të cilët janë dëmtuar nga pjesa e lodrave për fëmijë. Pra në tokë është shkruar me këto goma, të cilat janë lëvizëse dhe nuk janë statike, ndërkaq gjendja e tanishme është ashtu siç mund të shihni edhe nëpër fotografi.

Përveç titujve “skandaloz” të lajmeve, skandaloz mbetet edhe fakti që po kemi njerëz të tillë nëpër institucione dhe media që shkruajnë pa verifikuar rastin. Pra, tanimë nuk po na befasojnë lajmet e tilla të shpifura, por komentet të cilët i bëjnë zëvendës-ministrat e analistët që paraqiten në mediat qendrore si “analistë të pavarur”, e në fakt nuk i kontribuojnë gazetarisë profesionale në Kosovë, por bëhen pjesë e linçimeve që po bëhen pa asnjë fakt.

Në anën tjetër, për mediat që vazhdojnë të mos heqin dorë nga shpifjet e dezinformatat, do të nisim edhe procedurat ligjore.

Mytaher Haskuka

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Nxënësi i shkollës dyshohet se është sulmuar nga kujdestarja e klasës në Prizren, intervistohet nga policia

Një nxënës i një shkolle fillore në Prizren dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës së tij. Ngjarja thuhet se ka ndodhur më...

Lajmet e Fundit