19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Komuna e Prizrenit ka filluar shpërndarjen e drurëve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS), Islam Thaqi sot kanë filluar me shpërndarjen e drurëve për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë.
Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se duke marrë parasysh edhe situatën pandemike që ka ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike të qytetarëve, Komuna e Prizrenit këtë vit ka ngritur numrin e përfituesve nga ky projekt, ku 700 familje do të furnizohen me nga 3 metra drurë nga DPMS.
Po ashtu, kryetari Haskuka deklaroi se për t’i dalë në ndihmë sadopak familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë, do të vazhdojnë edhe me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike.

Më Shumë

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit