Haskuka viziton kandidaten për asambliste, Dafina Alishani

Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëkohësisht kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja VETEVËNDOSJE!, Mytaher Haskuka vizitoi kandidaten për asambliste Dafina Alishani dhe familjen e saj, në fermën e tyre.

Ata diskutuan për zotimet të cilat janë realizuar për katër vite, me theks të veçantë për rritjen e subvencioneve dhe mbështetjen e ofruar për fermerë, me më shumë se 15 projekte që kanë kapur vlerën prej 4,4 milionë euro për katër vite.

Po ashtu, kryetari Haskuka u zotua se gjatë mandatit të dytë fermerët dhe bujqit do të përkrahen edhe më shumë dhe Prizreni do të bëhet kryeqytet i zhvillimit ekonomik dhe i prodhimit.

Haskuka e falënderoi për mikpritje Dafinën dhe familjen e saj dhe u dakorduan që në katër vitet e ardhshme, të bëjnë edhe më shumë punë të mira për Prizrenin!

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe bar

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Lajmet e Fundit