4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Haskuka viziton kandidatin për asamblist, Selman Sokolaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëkohësisht kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja VETEVËNDOSJE!,Mytaher Haskuka vizitoi kandidatin për asamblist Selman Sokolaj dhe familjen e tij në fshatin Romajë të Hasit.

Ata diskutuan për zotimet të cilat janë realizuar për katër vite dhe me theks të veçantë mbi zotimin: “Riorganizimi dhe funksionalizmi i Qendrave të Mjekësisë Familjare”, zotim i përmbushur 100%, ku edhe fshati Romajë tanimë ka një ndër qendrat më moderne të mjekësisë familjare jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Po ashtu, kryetari Haskuka u zotua se gjatë mandatit të dytë Prizreni do të bëhet kryeqytet i mirëqenies dhe i shëndetit.

Haskuka e falënderoi për mikpritje Selmanin dhe familjen e tij dhe u dakorduan që nuk do ta ndalin angazhimin që në katër vitet e ardhshme të bëjnë edhe më shumë punë të mira për Prizrenin.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Lajmet e Fundit