5.7 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Haskuka viziton policin dhe nëntëvjeçarin që u plagosën në Zhur

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka bashkë me Faton Alinë, Drejtorinë e Policisë së këtij qyteti, kanë vizituar të lënduarit pas  shpërthimit pas eksplozivit mbrëmë, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur Haskuka me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Ai tha se gjendja shëndetësore të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

“Bashkë me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, vizituam spitalin rajonal të Prizrenit, në të cilin po shtrihen të lënduarit e rastit tragjik të mbrëmshëm ku shpërtheu eksplozivi në një shtëpi në Zhur dhe humbi jetën një polic”.

“Gjendja shëndetësore e policit dhe djaloshit të lënduar në spitalin e Prizrenit fatmirësisht është jashtë rrezikut dhe që të dy po marrin tretmanin e duhur mjekësor për t’u shëruar plotësisht”.

“Shpresoj që edhe polici i cili ka gjendje më të rënduar në QKUK të shërohet sa më shpejt dhe që të dy policët të rikthehen në vendet e tyre të punës për të vazhduar t’i shërbejnë vendit. Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Haskuka.

Më Shumë

Rruga Prizren-Tetovë, projekt që do të afrojë dy qytete shqiptare |VIDEO

Afaristët nga Maqedonia e Veriut, që ushtrojnë bizneset e tyre shumë vite më parë në Kosovë, presin me padurim finalizimin e projektit të rrugës...

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Lajmet e Fundit