Haskuka zotohet se do të jetë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në takimin e organizuar me qytetarë në sallën e Kuvendit Komunal, ka prezantuar raportin e punës së për vitin 2019.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë rreth 80 pjesëmarrës, përfshirë këtu edhe kryetarë të bashkësive lokale, përfaqësues të organizatave të ndryshme, përfaqësues të medieve dhe qytetarë të shumtë.

Haskuka ka thënë se për vitin 2019 është bërë punë e madhe në fusha të ndryshme në Prizren, ndërsa ka premtuar se gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve. Pas prezentimit të raportit, fjala u është dhënë të pranishmëve të cilët ngritën çështje të ndryshme, ndërsa përgjigjet i morën nga ana e kryetarit dhe drejtorëve komunalë.

 

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit