11.1 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

“Hasmëria”, tre të vdekur nga përplasja me armë

Tre persona të vdekur dhe një tjetër i plagosur. Ky është bilanci i një krimi që ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Vlorës, dhe që dyshohet të jetë kryer për hasmëri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Çole”, ku disa persona të armatosur qëlluan nga automjeti drejt një lokali në rrugën “Zaho Koka”. Autorët ndodheshin në makinën me targa AA 323 AA, dhe njëri prej tyre (pasagjeri) qëlloi me armë në drejtim të lokalit. Personat që ndodheshin në lokal u kundërpërgjigjën po me armë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbetën të vdekur në vend dy shtetas në lokal dhe një tjetër në automjet.

Njëri prej viktimave i identifikuar, është shtetasi Albi Limaj, ndërkohë që pritet të zbardhet identiteti i viktimave të tjetra. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, pasi mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet të zbardhen rrethanat e krimit. Në lagjen problematike të Vlorës janë ngritur disa postoblloqe. Kjo lagje ka qenë një prej bazave të bandave kriminale që prej vitit 1997./Shekulli/

Më Shumë

E dhimbshme: 30-vjeçari nga Suhareka vdes pas një aksidenti në Bresje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë natës, saktësith rreth orës 01:00 në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë. Viktima është Mentor Zmajlaj,...

Ekspertët alarmojnë pas rastit në Malishevë: Vrasjet po shtohen, shteti duhet të veprojë me urgjencë

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë ka pasur të kaluar kriminale...

Lajmet e Fundit