17.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Haxhi Abdyli: Në LDK një grup mbledh vota, një grup tjetër i mban pozitat

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në LDK i merr vendimet vetëm një grup, përkundër që njerëz tjerë të këtij grupi mbledhin vota.

Ai ka hedhur akuza ndaj udhëheqsisë së LDK’së duke thënë se shfrytëzojnë votat që ua sjellin të tjerët ndërsa caktojnë pozita për njerëzit e tyre.

“Dua të përshëndes Ron Gjinovcin i cili është analisti im i preferuar. E di që të shajnë. Më kanë sulmuar edhe mua. Kam qenë kryetar dege për pesë vite me radhë. I vetmi mëkat i imi është që kam kërkuar reforme. Ajo që po kërkoni edhe ju. Por unë mendoj që ata të cilët kërkojnë një reformë në LDK ata po e donë LDK’në. Nuk e di në Europë ka ndonjë parti apo subjekt ku një grup merr vendime për të gjithë. Kemi një grup tjetër që mund të marrin vetëm pozita dhe një grup tjetër që marrin vendime vetëm për këta. Ky është problemi në LDK. Për këtë arsye kam probleme brenda LDK’së”, ka thënë ai. /Gazeta Express/

Më Shumë

Ndahet nga jeta “Tarzani”

Aktori i hitit televiziv, Tarazan, Ron Ely, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.   Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Kirsten Casale Aly, e cila përmes një...

Sonte nata finale e Festivalit të Këngës

Sonte do të mbahet nata finale e Festivalit të Këngës në RTK, duke filluar në orën 21:00.a Në finalen e madhe do të paraqiten Arnite...

Lajmet e Fundit