Haxhi Avdyli: Me Vjosa Osmanin kryeministre

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës që vjen nga qyteti i Prizrenit, Haxhi Avdyli, në një shpërndarje që e ka bërë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka lënë të kuptohet se ai e mbështet deputeten Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre nga partia e Ibrahim Rugovës.

Një llogari në Facebook, e titulluar “Me Vjosa Osmanin Kryeministre” ka postuar një fotografi në të cilën shihet deputetja Vjosa Osmani, deputeti Haxhi Avdyli, kryetarja e forumit të grave të LDK’së në Prizren, Sadije Osaj-Jakupi dhe anëtarë të tjerë të LDK’së. Në këtë fotografi është e shkruar “Në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo shtëpi, me çdo njeri, koalicioni ynë i vetëm”.

E pikërisht këtë fotografi, deputeti Avdyli e ka shpërndarë në llogarinë e tij, e që lë të kuptohet se ai publikisht tashmë e mbështet Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre të vendit nga radhët e LDK’së.

Të shtunën në orën 10:00 do të mbahet kuvendi zgjedhor i LDK’së në të cilin do të zgjedhet kryetari i ri. Është mësuar se Isa Mustafa do të jetë kandidati konsensual që ta vazhdojë mandatin përsëri në krye të partisë. /GazetaExpress/

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit