7.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Haxhi Avdyli: Të rishikohet kontrata me KEDS-in

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli thotë se Qeveria e ardhshme, duhet të rishikojë kontratën me KEDS-in.

“Është e pafalshme dhe e pajustifikueshme që edhe pse qytetarët po paguajnë me rregull faturat e rrymës, në ditët e festës së fundvitit shumë lagje e fshatra po mbesin pa rrymë”, shkruan Avdyli.

Disa prej qyteteve kryesore të vendit mbrëmë e kanë pritur Vitin e Ri nën dritën e qirinjve.

Në mesin e tyre ishte edhe Prizreni.

Në këtë qytet edhe sot ka mungesë të rrymës.

“ Qeveria e Kuvendi i ri i Kosovës, duhet rishikuar kontratën me KEDS-in, nëse ajo po e kryen apo jo obligimin e saj me qytetarët e saj”, shprehet Avdyli.

“Boll ma me ndërprerje të rrymës”.

“Qytetarët dhe ne përfaqësuesit e tyre duam reciprocitet me KEDS-in”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Lajmet e Fundit