25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Qerim Çoçaj, humbi jetën gjatë vitit 2019, por humanizmi i tij mbetet i përjetshëm

Qerim Çoçaj humbi jetën më 7 mars të vitit 2019 nga tragjedia që shkaktoi kamioni ku pati shumë të lënduar. Dhimbja ishte e madhe për familjarët, të cilët edhe pas vdekjes së kryefamiljarit të tyre vazhdojnë të jenë human dhe të ndihmojnë shumë nevojtar dhe njerëz që kanë nevojë edhe per bukën e gojës.

Qerim Çoçaj ishte njeri human dhe i dashur nga qytetarët gjilanas dhe kjo u pa edhe në momentin kur ai humbi jetën në mënyrë tragjike. Qerimi u nda vetëm fizikisht sepse vepra e tij dhe ana humane mbetën përjetësisht të ngulitura në mendjet e shumë familjeve skamnore.

Refki Çoçaj është djali i Qerimit i cili vazhdon të punojë me të njëjtat principe e tipare të prindit të tij.”Ne e kemi përjetuar rëndë sepse humbëm kryefamiljarin, por jemi ndier shumë krenar me urimet dhe falënderimet e qindra qytetarëve që Qerimi i ka përkrahur e ndihmuar. Edhe tani njëjtë punojmë, ndihmojmë të gjithë ata që s`kanë mundësi të paguajnë bukën e gojës” shprehet Refkiu.

Qerimi pos që ishte pronar i firmës së njohur të bukës “Çoçaj”, ai kishte një autoritet të madh në Gjilan dhe kudo që ndodhej. Njihej për bamirësi, përkrahës i shumë aksioneve humanitare dhe kishte një autoritet pothuajse tek çdo shtresë e shoqërisë.

Qerimi ua hapte derën atyre që nuk kishin shtëpi ose ishin të pastrehë. E kuptonte dhimbjen e çdo skamnori dhe i ndihmonte me të gjitha forcat. Jo rastësisht shumë organizata joqeveritare që merren me përkujdesjen e rasteve sociale e vlerësuan maksimalisht punën që bënte Qerimi.

Më 7 mars 2019 dita edhe kur humb jetën nga tragjedia e kamionit shumë qytetar e OJQ kishin shprehur ngushëllime të parët.

”Shumë qytetar, OJQ, grupe biznesesh, shoqata të ndryshme kanë shprehur ngushëllime për humbjen e biznesmenit Qerim Çoçajt në aksidentin e sotshëm. Do të mbetet gjithmonë në kujtesën ton për Humanizmin, bujarin dhe mikpritjen e treguar në të gjitha kohërat thuhet në reagimin e shoqatës së të verbërve në Gjilan. Nga aksidenti i sotëm vdes një prind, familjar, shok, mik, biznesmen, por edhe një njeri shumë human, Qerim Çoçaj. Ngushëllime familjes Çoçaj dhe tërë qytetit ngushëllime nga komuniteti i të verbërve në Gjilan. Allahu e Shpërbleftë me Xhenet. Do të mbetet gjithmonë në kujtesën ton për Humanizmin, bujarin dhe mikpritjen e treguar në të gjitha kohërat” thuhej në telegramin e Shoqatës së të verbërve në Gjilan.

Kurse vajza e Qerimit, Teuta Çoçaj i kishte dedikuar një shkrim të veçantë e cila rrëfen kohën kur prindi i saj punonte për familjen dhe qytetin e Gjilanit.

“Gjithçka fillon prej Zeros.Fillon një biznes të vogël larg vendlindjes dhe larg familjes në një vend ku nuk njeh askënd, jep gjithçka nga vetja që ky biznes të ecë mbarë, kalojnë disa vite dhe fillon të shpërblehet mundi, merr përkrahjen e qytetit ku vepron të cilët i japin kurajo për të vazhduar edhe më tutje. Nga një biznes i vogël fillon të zgjerohet dhe të ofroj edhe më shumë produkte, edhe më shumë mundësi që qytetarët të jenë të kënaqur.
Pastaj nga 1 jemi bërë 2, Hyrja dhe dalja e qytetit të bukur të Gjilanit zbukurohet edhe më shumë me firmën tonë.
U mundua aq shumë dhe arriti shumë për një kohë shumë të shkurtër, ndoshta sepse e ndjente që ishte jetëshkurtër dhe donte t`i siguronte gjitha të mirat për familjen po gjithashtu edhe për rrethin e tij.

Ai nuk arriti t`i gëzonte të gjitha ato që me shumë mund dhe me djers i fitoi, e mori Allahu afër vetës (pasi që thonë se njerëzit e mirë nuk jetojnë shumë në këtë botë, plotësisht e vërtet)..

E ne si familje, mbetëm pa një kryefamiljar, pa një vizionar, pa idhullin e tonë që çdoherë gjenin mbështetjen e pafundme në fjalët e tij, në dashurinë, humanizmin dhe dhembshuri, karakteristika këto që Qerimi shquhej për to.

Por, gjithmonë krenar, ballëlartë për babain që patëm, tanimë ne si familje po e vazhdojmë aty ku Qerimi e la, për të ja zdritur fytyrën edhe më shumë, me shpresën që edhe Qerimi do të ndihej krenar për ne” kishte shkruar ajo./rajonipress/

Më Shumë

Pulse Electronics me kontribut të rëndësishëm në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Dyqani “Pulse Electronics” ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në Universitetin e Prizrenit ‘Ukshin Hoti’. Duke kuptuar rëndësinë e arsimit dhe teknologjisë në botën...

Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit