Haxhi Shala i jep mbështetje kandidatit të PDK në balotazh

Ish-deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, që vjen nga Malisheva, i ka dalë në mbështetje kandidatit të PDK-sê, Isni Kilaj, për kryetar të Malishevës, shkruan Scanner.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isni Kilaj, ku ka postuar edhe një foto të përbashkët.

“Haxhi Shala njeriu i dytë me peshë në Nisma, ish deputet i Parlamentit të Kosovës në mbështetje të kandidaturës time për Kryetar të Komunës!”, shkruan Kilaj.

Kujtojmë se deri vonë Haxhi Shala ka qenë një nga njerzit kryesor të NISMA-s, por për disa mosmarrëveshje kishte kaluar në AAK. /Scanner/

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Lajmet e Fundit