ATK në kërkim të një operatori të ri për furnizim me Arka Fiskale
Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës, kanë cuar një hap para procesin e fiskalizimit, duke i hap rrugë operatorëve të rinjë, për pajisje me arkë fiskale dhe në të njëjtën kohë, duke e rritur konkurrencën dhe hapjen e tregut, me këtë mundësi.
Procesi i fiskalizimit në Kosovë, përmes PEF/SF është një nga proceset më të suksesshme që ka siguruar stabilitet ekonomik afatgjatë dhe se deri tani, një përqindje e madhe e bizneseve, operojnë duke aplikuar sistemin ekzistues fiskal, më konkretisht arkat fiskale.
Lajmi se ATK, bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-Nr.02/2018 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale dhe në mbështetje të dokumentit “Kërkesat specifike teknike dhe funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/ Sistemet Fiskale”, po u hap rrugë operatorëve të rinjë që të futen në treg dhe është një lajm i mirë për të liberalizuar edhe më shumë tregun e fiskalizimit dhe përmbylljen e procesit të fiskalizimit.
ATK ka njoftuar se të gjithë ata që synojnë të bëhen operator të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale / Sistemeve Fiskale (PEF/SF) mund të aplikojnë, pasi t’i plotësojnë kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar, të cilin mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së.
Linku për aplikim përmes sistemit: https://arka.atk-ks.org/#/requesteconomicoperator/create