Haxhiu: Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti

nëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar Qeverinë aktuale, duke thënë se po dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.

Haxhiu ka pohuar se Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia.

“Së pari, me mbështetjen e institucioneve për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe së dyti, me themelimin pa vonesa të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020. Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

“Qeverisë së pazareve të vjetra, kësaj aktuales iu deshën 6 muaj për ta bërë një vendim, e një ekip. Kjo zvarritje për një çështje tejet me rëndësi dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës”, thuhet në postimin e saj.

“Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti. Fat i mirë që kjo Qeveri nuk ka jetëgjatësi dhe punët e mira që i kemi nisur, do t’i shtyejmë përpara me vullnet dhe angazhim maksimal”, përfundon reagimi.

Më Shumë

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit