0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Haziri: Takimi i qeverive në Prizren, për marketing politik

LutfiHaziri5-30Anëtari i kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se takimi i përbashkët i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë në Prizren, nuk ka asnjë përmbajtje.

Sipas Hazirit një takim i tillë që është vetëm simbolik, po bëhet për marketing politik të dy palëve.

“Definitivisht po bëhet për marketing për agjendë politike. Arsyeja është se dështoi takimi i Vlorës, dështoi 28 nëntori si takim. Kjo po ndodh në janar në Prizren në një simbolikë krejt tjetër. Them ishalla do të gjejnë vend se krijohet qeveria më e madhe në Evropë me ata ministra e zëvendësministra që i kanë”, theksoi anëtari i kryesisë i LDK-së, transmeton Klan Kosova.

Një ditë para takimit në Prizren, Haziri tha se nuk po sheh asgjë serioze në agjendën e shpalosur.

“Do të doja të shoh një format të ri të bashkëpunimit. Jam njëri nga ata që i besojnë bashkimit kombëtar. Nuk po shoh këtu asgjë serioze, sepse po vazhdon agjendat e qeverive që kudo që ndërrohen thonë se nga ne po fillon historia e gjithçka tjetër. Kjo nuk është e vërtetë”, nënvizoi ai

Haziri tha se kjo nuk është agjendë e Kosovës, por e Edi Ramës që e paralajmëroi kur zhvilloi fjalimin në Kuvend.

“Agjenda e këtij takimi është e Shqipërisë. Edi Rama u soll këtu sikur të ishte kryeministër i shqiptarëve”, tha anëtari i kryesisë së LDK-së

Haziri theksoi se ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës ka patur shumë marrëveshje, por ato nuk janë zbatuar.

“Nuk ka ministri, nuk ka sektor, nuk ka marrëveshje të nënshkruar nga ndërmarrje që nuk kanë marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar. Energjia, posta, telekomi, rinia, kryeministrat, ministrat kanë ujdi. Ato nuk janë realizuar kanë mbetur të vdekura”, tha Haziri që la të kuptohet se qeveria e re e Kosovës e cila do të udhëhiqej nga LDK nuk do ta përfillte këtë takim.

“Kemi dy qeveri në pyetje, njëra e re, tjetra në ikje. A garanton dikush se qeveria e re e Kosovës do t’i zbatojë ato marrëveshje?”, përfundoi Haziri.

Më Shumë

Nis Fest 63 në RTSH, 15 artistë prekin sot skenën magjike

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e natës së parë të FEST 63 në RTSH që do ngjisë në skenë artistë të ndryshëm,...

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Lumni Lushaj Greqia vazhdon të kushtëzojë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek...

Lajmet e Fundit