Hearn: Fituesi i rimeçit, Joshua – Usyk, do përballet me Tyson Fury-n

Shpresat e Tyson Fury për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda kanë marrë një goditje të vogël.

Fury shpresonte të luftonte Oleksandr Usyk dhe të bëhej kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, por ukrainasi do të përballet me Anthony Joshua-n në një rimeç të prillit, sipas Eddie Hearn.

Joshua u mposht nga Usyk në shtator dhe iu rrëmbyen rripat e WBA, WBO dhe IBF.

Por britaniku me shpejtësi kërkoi një rimeç dhe promotori i tij Hearn tha se do të jetë në muajt e parë të 2022.

Shefi i Matchroom se “Duhet të mblidhemi dhe të vendosim një datë.

“Prilli është një nga datat realiste për atë ndeshje.

“Joshua është tip që lufton dy herë në vit, dhe ndonjëherë mendojmë se do të ishte mirë të luftonim tre herë në vit”.

“Ne kemi pasur oferta nga e gjithë bota, por mendoj se Britania e Madhe do ta organizojë atë ndeshje”, përfundoi Hearn.

Tyson Fury planifikohej të përballej me Joshua-n, por ai u detyrua të kishte një ndeshje të tretë me Deontay Wilder, gjë që i prishi punë.

Në anën tjetër Joshua, u përball me Oleksander Usyk, i cili e befasoi duke e mposhtur, dhe duke i marrë të gjitha titujt.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit