Henry flet për Messin: Ai nuk po gjen hapësirë tek PSG

Ish-sulmuesi i kombëtares franceze, Tierry Henry ka dhënë sot një intervistë ku është pyetur mbi situatën që po kalon Mesi tek PSG.

“Mesi nuk po gjen hapësirë tek PSG. Po furnizohet pak nga shokët. Mendoj që do ishte më mirë që ai të lunate në qendër sesa në të majtë. Duhet gjetur një zgjidhje që Mbape, Nejmar dhe Mesi të luajnë bashkë”,- u shpreh 44-vjeçari.

Mesi është vënë në qendër të akuzave sepse paraqitjet e argjentinasit kanë qenë poshtë pritshmërive.

“Unë nuk mendoj që ai mund të bëjë diferencën në atë pozicion që luan. Kur luan shumë në sulm e ke të vështirë të furnizohesh me topa nga shokët. Mesi nuk flet shumë por jep impakt në lojë. Tek PSG topi shkon vetëm tek Mbape dhe gjithë loja sillet rreth tij ”.Henri ka luajtur me Mesin në vitet 2007-2010 tek Barcelona.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit