12.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

“Hija e korbit” thesari nga Desaretia

Njihet si një prej thesareve më të mëdha, që janë zbuluar në Shqipëri. Banka e Shqipërisë bën të ditur se në janar të vitit 1982, në vendin e njohur sot me emrin “Hija e korbit” u zbulua thesari i monedhave antike.

Kodra ku është gjetur thesari ngrihet pranë qytetit të Maliqit, mbi bregun e majtë të lumit Devoll.

Nisur nga pozicioni strategjik dhe sipërfaqja, “Hija e korbit” mendohet t’i përkasë rrënojave të një qyteti të lashtë ilir të Desaretisë antike, por identifikimi i këtij qyteti të lashtë nuk është përcaktuar përfundimisht.

Thesari numëron 618 monedha argjendi, të prera në një periudhë kohore që shkon nga shek. IV p.e.s., përfaqësuar nga tetradrahmet e Athinës dhe përfundon me tetradrahmet e fundit të shekullit III p.e.s. të prera nga Antioh Hieraks, i mbretërisë seleukide.

Në përbërje të thesarit gjejmë dy vlera monedhash: tetradrahme dhe drahme, të prera nga qytete dhe mbretër si: Athina, Aleksandri i Madh dhe Filipi III, Lysimahut të Thrakisë, Eumenit I, mbreti i Pergamit, mbretërit Seleukidë, dhe mbreti i Maqedonisë, Antigon Gonatës.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë ka të ekspozuar në katin numizmatik, një pjesë të këtij thesari, huazuar nga Instituti i Arkeologjisë.

Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar. Sipas disa historianëve, ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve, banorët më të lashtë.

Në lashtësi u krijuan marrëdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve.

Në vitin 342 p.e.s. Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.s. fisi ilir i Ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën.

Pas pushtimeve romake në fillim të shek.III, mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore.

Më Shumë

Vizita e Bekim Fehmiut në muzeun e Luftës, ish-shtëpia e lindjes së Enver Hoxhës, viti 1972

Bekim Fehmiu, aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Bernard Kokalari dhe Margo Erseni, gjatë vizitës në Gjirokastër, viti 1972. Aktori i madh me famë botërore...

Prizren/ Pesë ndalime, një kërkesë për paraburgim dhe katër aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa...

Lajmet e Fundit