6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Hodaj flet për acarimin e sotëm në Kuvendin e Prizrenit: Nuk lejojmë keqpërdorimin në kohë zgjedhjesh

Kuvendari nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Haziz Hodaj, ka folur sot rreth acarimit të tij në seancën e sotme, ku doli kundër votimit të një pike të rendit të ditës, propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të qasjes së kryetarit në këtë komunë, meqë po tentohet të keqpërdorin zgjedhjet komunale për premtime të cilat sipas tij, nuk i realizojnë, njofton Klan Kosova.

”Ne nuk kemi votuar asnjërën pikë të rendit të ditës, të cilën do duhej ta votonim. Çështja e Parkut të Biznesit, është çështje e ndjeshme. Aty prolongohet që 12 vjet, por si duket ka edhe më shumë vite me të cilën partitë politike dalin në fushatë dhe partitë politike premtojnë se brenda katërvjeçarit do ta realizojnë, por ajo nuk po ndodhë ende”.

”Dhe tani është ardhë në fund të mandatit, pa dokumentacion komplet, pa lista poseduese të parcelave, pa u bisedu me anëtarë të Kuvendi të Prizrenit. Do të ishte mirë që të bisedohej me anëtarë të Kuvendit të Prizrenit e më pas të merret një vendim”.

”As personalisht, as si grup, asnjëherë nuk i kemi bërë obstruksione asnjë pushteti kur ka qenë interesi i qytetarit të Prizrenit, mirëpo të keqpërdoret për efekte elektorale, sigurisht që ne jemi opozitë dhe e përdorim fjalën tonë”.

 

”Kjo është një shkollë e tyre [Vetëvendosjes], që kultivohet edhe në Parlamentin e Kosovës, bartet edhe nëpër kuvende komunale fatkeqësisht. Me qëllim e bëjnë, sepse është qëllim i tyre është ta destabilizojnë, ta qesin prej binarëve ecurinë e mbledhjes dhe të arrijnë aty ku duan të përfundojnë”.

”Keqpërdorimi në kohën e zgjedhjeve, nuk lejohet. Fajin për degradimin e kuvendit në këtë nivel, e ka kryetari. Përndryshe krejt do të ishte qasje tjetër e kuvendit dhe efekt tjetër do kishte puna në kuvend”.

Më Shumë

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit