15.3 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Hodaj: LDK do t’i bashkohet të mërkurën protestës për dorëheqjen e Mujës

Haziz HodajPartia më e madhe opozitare në Prizren, LDK do t’i bashkohet të mërkurën protestës së paralajmëruar kundër kryetarit të dënuar të Prizrenit, Ramadan Muja.

Nënkryetari i degës së LDK-së në këtë qytet, Haziz Hodaj i ka bërë thirrje aktivistëve të protestojnë.

“Ne si degë e përkrahim protestën e së mërkurës dhe do të jemi pjesë e saj. U bëj thirrje të gjithë aktivistëve të LDK-së të dalin në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Mujës”, ka thënë Hodaj në Interaktiv të KTV-së. Ai ka thënë se Muja duhej menjëherë të jepte dorëheqje menjëherë pas dënimit që mori nga Gjykata e Prizrenit. Hodaj ka folur edhe për përplasjet e brendshme në LDK, duke thënë se ai ka kërkuar përgjegjësi për humbjen e radhës në këtë qytet.

Kryesia në qendër tashmë ka caktuar një trup të veçantë që do të merret me menaxhimin e degës që udhëhiqet ende nga Eqrem Kryeziu. Sipas tij, duhet gjetur një figurë të tretë që do të kandidonte për LDK-në në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Më Shumë

Fatmir Limaj: Prizreni ka vendosur t’i besojë një vizioni të ri me Albulena Balaj Halimajn në krye

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidaturën e Albulena Balaj Halimajt në garën për Komunën e Prizrenit, duke...

Prizren/ 4 persona të ndaluar dhe 14 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa...

Lajmet e Fundit