Holanda do të hyjë në bllokim për shkak të variantit Omicron

Holanda ka njoftuar për një bllokim për Krishtlindje mes shqetësimeve për variantin Omicron të coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, dyqanet jo thelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe eventet e tjera publike do të mbyllen të paktën deri në mes të muajit janar. Kryeministri Mark Rutte tha se kufizimet ishin “të pashmangshme”.

Këto janë rregullat më të rrepta që janë shpallur deri më tani për shkak të variantit Omicron.

Vendet në të gjithë Evropën kanë shtrënguar masat derisa përhapet varianti me mutacion të madh.

Masat e reja në Holandë, të cilat hyjnë në fuqi të dielën, u njoftuan pas një takimi midis qeverisë dhe ekspertëve të shëndetësisë.

Zyrtarët thanë se Omicroni pritet të bëhet varianti dominues në Holandë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit