Rama për Bashën dhe Berishën: Nuk kam punë me kacafytjen e dy kufomave politike

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në kampin e Partisë Demokratike.

Ai ka shkruar në “Twitter” se nuk ka asnjë punë me këtë çështje dhe se Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzie që po djeg PD.

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”, ka shkruar Rama.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit