19.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Hoti në Zhur të Prizrenit: E menaxhuam pandeminë dhe ndalën abuzimet e blerjes së maskave 7 euro

Gjatë një takimi me qytetarë në Zhur të Prizrenit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e tij e ka menaxhuar me sukses pandeminë dhe ka ndalur abuzimet e blerjes së maskave nga 7 euro nga qeveria e mëparshme.

“Kur e morëm në qershor detyrën kishte pesë muaj që kishte filluar pandemia. Nga shkurti deri në qershor nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të menaxhuar pandeminë dhe për të ruajtur ekonominë, me përjashtim të ndalimit të qarkullimit. E riorganizuam sistemin tonë shëndetësor, kemi krijuar shtretër në të gjitha spitalet regjionale, kemi integruar komunat dhe qendrat e mjekësisë familjare, kujdesin për pacientë nëpër shtëpi, blerjen e aparaturave shtesë për testime, blerjen e maskave, jo nga 7 euro, por 38 centë”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka shtuar se gjatë këtij muaji do të vijnë në Kosovë vaksinat kundër Covid-19, ndërsa qytetarët dhe ekonomia do t’i kthehen normalitetit.

Në këtë tubim, ai ka prezantuar edhe planin e tij ekonomik. “Kemi hartuar program konkret zhvillimor për Kosovën. Zhvillimin ekonomik nëpërmjet mbështetjes së sektorit privat që gjeneron punë e punësim. Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe Integrimin euro-atlantik të atdheut tonë, Republikës së Kosovës”, ka shtuar Hoti.

Ai tha se ndryshe prej populizmave të oponentëve të tij në politikë, programi i LDK-së mbështetet në ekspertizë. “Mos u mashtroni me premtime elektorale për rritje pagash e pensionesh. Ato premtime janë të pa bazuara në ligj dhe janë të pamundshme. Vetëm programi ynë mundëson rritjen e pagave e pensioneve. Sepse vetëm programi ynë garanton rritje ekonomike. Rritjen e pagave ne do ta bëjmë çdo vit, mbi bazën e rritjes ekonomike të Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe konsideron se ndarja e subvencioneve nga DKRS dhe DTZHE në Prizren mbetet jo-transparente

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe përmes një reagimi ka theksuar se Komuna e Prizrenit edhe në vitin 2025 ka vazhduar praktikën e transparencës së...

Driton Selmanaj: Sot përulem me nderim para sakrificës që solli lirinë e Prizrenit

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka përkujtuar me nderim Ditën e Çlirimit të Prizrenit, duke theksuar se kjo datë shënon...

Lajmet e Fundit