15.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Hoti para deputetëve: Kosova dialogon për njohje reciproke, jo në nivel teknik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para deputetëve është duke raportuar për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e nënshkruara në Uashington, raporton Front Online.

Hoti ka thënë që pavarësia e Kosovës nuk negociohet, derisa ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me vendet fqinje.

“Qeveria ka udhërrëfyes për procesin e dialogut që duhet të përfundojë me njohjen, e ka platformën e parimeve dhe objektivave që e kemi diskutuar në Kuvend”, ka thënë kryeministri, derisa, ka folur edhe për parimet mbi të cilat Kosova është duke negociuar në dialog.
“Integriteti territorial është i panegociueshëm, sistemi unitar nuk mund të preket edhe se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, vetëm kështu mund të garantojmë në një marrëveshje që zbatohet në praktikë. Duhet të rezultojë me njohje reciproke, duhet të përmbyllet njohja nga pesë vendet që nuk na kanë njohur, duhet të ketë dispozita që e shpërbëjnë rezolutën 1244”, ka thënë ai.

Sipas kryeministrit, Kosova nuk po dialogon në nivel teknik, por, për njohje reciproke.

“Për herë të parë jemi protagonist për të arritur një marrëveshje me njohje reciproke. Ky nuk është dialog teknik, por dialog për njohje finale”

“Me dy tema që i kemi imponuar, personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Pala serbe ka kërkuar që të shtohet edhe çështja e të zhvendosurve”, ka thënë kryeministri.

Më Shumë

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi përballet me United në javën e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin e ri 2025/26 të Superligës së Femrave. Kampioni aktual, Bashkimi i...

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Lajmet e Fundit