Krasniqi flet edhe me Cliffin për skandalin me rastin “Kleçka”

IanCliff6-12Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Kosovë, udhëheqësit e Nismës për Kosovën, të kryesuar nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sot kanë zhvilluar takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cliff.

Në takimin e zhvilluar mes udhëheqësve të Nismës për Kosovën dhe Ambasadorit britanik, Jan Cliff, është diskutuar për situatën aktuale, ku Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i ka shprehur shqetësimet e Nismës rreth skandalit të fundit të EULEX-it në rastin Kleçka, të publikuara ditë më parë në gazetën Koha Ditore, thuhet në njoftimin e Nismës për Kosovën.

Më Shumë

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit