Hoxha nuk jep dorëheqje

Hysni hoxha2Kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha, ka thënë se nuk do të jap dorëheqje nga posti që mban pasi nuk dëshiron që këtë institucion “ta merr lumi”.

Ai, në një konferencë për media, ka thënë se akuzat që po i bëhen nga institucionet e drejtësisë “janë të dirigjuara nga grupet e interesit dhe të parapolitikes”.

Por, Hoxha nuk ka pranuar të tregojë më shumë detaje se kush janë grupet e interesit e kush ata të parapolitikës, raporton Koha.net.

Ai ka thënë se në vitin 2014 kanë vendosur për më shumë se 500 ankesa të operatorëve ekonomikë, ndërsa gjysmën e tyre i kanë anuluar apo i kanë kthyer në rivlerësim.

Kreu i OSHP-së ka reaguar kundër deklaratave të prokurorit Admir Shala dhënë në emisionin “Puls” të KTV-së, duke thënë se me ato deklarata ai ia ka bërë një gjykim publik për një aktakuzë që i është ngritur.

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit