Hoxha: PDK-ja nuk frikësohet nga ‘tundimet’ e fundit të LDK-së në Prizren

Samir Hoxha zedhenes i PDK ne prizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, nuk i frikësohet ndryshimeve të fundit të Degës së LDK-së në këtë qytet.

Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha thotë se PDK-ja ka dëshmuar se e ka mbështetjen e qytetarëve të Prizrenit. Ai, madje ndryshimet e fundit të Degës së LDK-së në Prizren, i quan “tundime”.

“PDK-ja në Prizren, nuk i frikësohet as pak tundimeve të fundit në LDK-në e Prizrenit”, tha Hoxha për “PrizrenPress”.

Kryetari i ri i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, pas marrjes së besimit, ka premtuar se do të punojë që LDK-ja të rimarrë sërish pushtetin. Ai ka kritikuar mënyrën se si ka qeverisur deri më tash PDK-ja me Prizrenin.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë ndërkaq se kryetari Ramadan Muja ka dëshmuar se deri më tash ka përmbushur detyrat dhe besimin që ka marrë nga qytetarët.

“Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të bindur se kryatri Muja dhe Ekzekutivi, janë duke përmbushur detyrat dhe përgjegjësit konform platformës politike dhe programit qeverisës. Kjo është dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit ku kryetari Muja fitoi mandatin e tretë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Spitali i Prizrenit mban akademi përkujtimore për Dr. Naser Oskaçakun

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten u mbajt një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lajmet e Fundit