4.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Hoxhaj: Edhe Kryeministri na takon neve, nga të gjithë kandidatët u votua Thaçi

Enver HoxhajjMinistri në largim i Punëve të Jashme dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK do t’i respektojë të gjitha vendimet e Kushtetutës, pasi që siç tha ai, janë korniza e vetme ligjore për veprim politik në kuptimin e asaj që kryetari i Kuvendit i takon PDK-së.

Ai edhe njëherë ka bërë të ditur qëndrimin e partisë së tij se posti i kryeministrit të vendit vazhdon të jetë i panegociueshëm, duke marrë parasysh faktin se siç deklaroi ai populli në shumicë e ka votuar Thaçin.

“PDK sipas rezultatit të zgjedhjeve ka dalë partia e parë, prandaj edhe vullneti i qytetarëve ka qenë që Thaçi të jetë kryeministër. Secili subjekt politik kur ka hyrë në garë si parti duke i nominuar liderët për kryeministra, por që nuk e kanë marrë besimin e qytetarëve. Prandaj, është vullnet i qytetarëve që Hashim Thaçi të jetë kryeministër. Kur kihet parasysh ky fakt, nuk ka asnjë arsye që PDK të heqë dorë nga posti i kryeministrit”, ka thënë Hoxhaj.

Më Shumë

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Nga Zamira Bytyqi Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane,...

Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit – e luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa...

Lajmet e Fundit