23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Hoxhaj: Koalicioni PDK-LDK ofron stabilitet politik

Enver HoxhajjNënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se koalicioni PDK – LDK është zgjidhja më e mirë për qytetarët e Kosovës. Ai ka treguar se PDK-ja nuk i ka bërë ofertë Ramush Haradinajt për t’u bërë kryeministër.

“Ne nuk kemi pasur mundësi që pas zgjedhjeve t’i bëjmë askujt ofertë. Të vetmen ofertë të cilën e kemi bërë ka qenë për z. Mustafa. Unë nuk kam informatë se dikush nga PDK-ja ia ka ofruar z. Haradinaj postin e kryeministrit. Z. Thaçi dhe z. Mustafa janë takuar dhe janë marrë vesh se çfarë formule qeverisëse do të duhej të ndërtohej”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për “Epokën e re”.

Hoxhaj ka thënë se Hashim Thaçi ka treguar sjellje të një politikani burrështetas, duke ia lëshuar postin e kryeministrit LDK-së për të mirën e shtetit.

Hoxhaj ka folur edhe për mospërfshirjen e tij në kabinetin qeveritar.

“Fakti që kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës vendosi ta vazhdojë angazhimin e tij në politikën e jashtme, për mua ishte edhe mundësi të angazhohem edhe në jetën parlamentare dhe private, e jo patjetër të marr një pozitë në qeveri për ndonjë sektor që nuk kisha as motiv, as vullnet politik, as përgatitje profesionale. Kam qenë për dy mandate në qeveri dhe mendoj se e kam dhënë kontributin tim maksimal”, është shprehur ai.

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës sepse, sipas tij, nuk ka rrugë tjetër. Hoxhajt i vjen keq që Serbia ende s’ka arritur ta kuptojë realitetin e ri të Kosovës.

“Fakti që dikush si Marko Gjuriqi merret me Kosovën dhe përmend Esat Pashën si ‘figurë të miqësisë shqiptaro-serbe’, flet për një qasje konolizuese, shtypëse, hegjemone, që edhe më tutje dikush mund ta ketë në kokën e tij në Beograd”, ka thënë Hoxhaj.

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit