18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Dimri i “nxehtë” në AAK

ramush haradinaj me strukturen e partisePranvera e ardhshme pritet ta gjejë Aleancën e Ramush Haradinajt të reformuar. Të paktën ky është zotimi i zyrtarëve të kësaj partie.

Përqindja e ulët në zgjedhjet qendrore, por edhe humbja e disa komunave, ka bërë që AAK t’i futet një procesi reformues dhe bashkë me të edhe procesit elektoral brenda partiak. Kësisoj, janari dhe muajt në vazhdim pritet të jenë mjaft të “nxehtë” në AAK. Në AAK janë optimist se ky proces do t’i ndihmojë kësaj partie, shkruan Tribuna.

Ndërsa njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se AAK e ka të domosdoshme të bëjë reforma nëse dëshiron që të ketë rezultate më të kënaqshme.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se në këtë parti tashmë është shpallur reforma dhe pas çdo palë zgjedhjesh që mbahen kërkohet edhe freskimi i partisë. Prandaj, sipas tij, do të ketë një proces i cili do të tregojë gatishmërinë e AAK-së për të ecur më tutje përpara.

“Procesi zgjedhor do të fillojë në janar, por paralajmërimi është bërë tani në mënyrë që të përgatitën të gjitha strukturat nga nëndegët, degët deri në qendër në mënyrë që të kemi një ndryshim pozitiv në Aleancë dhe ofrimin e kuadrove të cilat do të jenë të aderuara në parti. Kuvendi zgjedhor do të mbahet në fund të pranverës dhe besojmë se do të jetë një proces i cili do të mundësojë qe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të konkurrojë më shumë cilësi në të ardhmen”, ka thënë Isufi.

Më Shumë

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora...

Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit