12.1 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Hoxhaj: Ne nuk e shpikëm Ligjin për Amnistinë

Hoxhaj-Enver5-21Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria po bën përpjekje t’i integrojë qytetarët serbë në veri. Në këtë kontekst, ai ka përmendur miratimin e Ligjit për Amnistinë, i cili, sipas tij, nga një pjesë në Kosovë është keqinterpretuar me qëllim.

“Ligji për Amnistinë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkundrazi është dëshmi e një vizioni të elitës politike në Kosovë. Një dëshmi e një zemërgjerësie të qytetarëve të Kosovës që t’ia shtrijnë dorën e amnistisë – pajtimit. Çdo shoqëri në situatë të njëjtë është sjellë në mënyrën e njëjtë. Ligji për Amnistinë nuk është shpikje e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Çdo shtet serioz, i cili ka synuar të ndërtojë shtet dhe kulturë politike të përbashkët, ka bërë hapa të tillë”, ka thënë Hoxhaj.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” Hoxhaj, ka thënë se Kosovën shumë shpejt do ta njohin edhe tri shtete të tjera.

Ai ka thënë se këto vende janë në procedurë për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. “Janë dy vende nga bota arabe, por ka edhe një vend tjetër nga Amerika Latine, por për shkak të kalendarit të verës nuk e përjashtoj mundësinë që njohjet të shtyhen për në shtator”, është shprehur Hoxhaj. Ai në këtë intervistë ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Hoxhaj ka thënë se Serbia nuk ka alternativë tjetër pos zbatimit të marrëveshjes. “Kështu që, zbatimi i marrëveshjes do të ndodhë”, është shprehur Hoxhaj, duke shtuar se çasti më i rëndësishëm në këtë drejtim do të jetë mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri. Ai mendon se do të ketë pjesëmarrje të mirëfilltë në zgjedhje të komunitetit serb.

Më Shumë

Totaj tregon se punimet për rehabilitimin e “Kejit” në Shadërvan janë drejt përfundimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shadërvanit janë...

Statujë për Ismail Kadarenë në vendin e kafes së tij të përditshme te Liqeni Artificial

Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, miqtë dhe familjarët kanë përjetësuar kujtimin e kolosit të letërsisë shqiptare me një statujë bronzi të vendosur...

Lajmet e Fundit