Hoxhaj publikon foto të maleve të Sharrit, premton zhvillim të turizmit malor

U.d i kryetarit të PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Enver Hoxhaj ka premtuar zhvillim të turizmit malor, derisa ka publikuar një fotografi të maleve të Sharrit.

Këto komente, Hoxhaj i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Mirëmengjesi me këtë pamje magjepsëse të maleve të Sharrit . Një mundësi e mirë për t’i vizituar në çdo stinë të vitit, e veçanërisht në dimër . PDK do të bëjë më shumë për ta zhvilluar turizmin malor që ta kthejmë Kosovën në destinacion të vizitorëve vendas dhe të huaj!”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

 

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit