2.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Huamarrja nga BERZH-i kthehet në agjendën e Kuvendit të Prizrenit

Kuvendi i Komunës së Prizrenit këtë javë sërish do të mblidhet për të shqyrtuar propozim-vendimin për huamarrjen apo kredinë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e efiçiencës së energjisë në 100 ndërtesa në pronësi komunale. Sipas njoftimit të Komunës, kryesuesi i KK-së, Sulltan Badalli ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të organit më të lartë vendimmarrës lokal me vetëm një pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e autorizimit për Huamarrje (kredi) nga BERZH-i.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka të martën ka bërë të ditur se nga kuvendarët ka kërkuar mbështetjen për këtë kredi, pasi që sipas tij është afati i fundit për marrjen e autorizimit për huamarrjen nga BERZH-i.

“Jam takuar me një pjesë të kuvendarëve edhe nga partitë opozitare dhe kam kërkuar mbështetjen, ose fundi i fundit nëse nuk votojnë për, mos të votojnë kundër, sikurse edhe me partitë e koalicionit pra VV e partitë e komuniteteve, dhe u sigurova që ata do të jenë në seancë. Përndryshe është afati i fundit me votu këtë kredi e grant, ngase 1 milion është granti dhe pjesa tjetër prej 5 milionëve është kredi”, ka thënë Haskuka.

Ai ka shpjeguar se këto mjete do të investohen në 100 ndërtesa publike, prej tyre 65 ndërtesa shkollore, 30 të mjekësisë familjare dhe të tjera.

“Vetëm nga masat e efiçiencës ne do të kursejmë diku 270 mijë euro në vit. Kredia është afatgjate, pra me këto kursime do ta paguajmë kredinë. Realisht mund të konsiderohet grant, pasi që kjo i mbetet qytetarëve të Komunës së Prizrenit, me dritare të reja, me sisteme të reja të nxehjes, me kulme efiçente, dhe masat tjera të efiçiencës së energjisë”, ka deklaruar Haskuka.

Sipas tij edhe në seancën e jashtëzakonshme do të jepen shpjegimet se përse ky projekt është i dobishëm për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

“Pas realizimit të tij do të kemi kursime, me të cilat do ta paguajmë kredinë. Pagesa e kredisë nuk është më e madhe se 300 mijë euro në vit, derisa do të kemi 270 mijë euro kursime nga efiçienca e energjisë si dhe grantin prej 1 milion eurove. Ndërsa nëse nuk votohet rrezikohet projekti dhe humbim të drejtën, ngase BERZH-i këto kredi i trajton deri në fund të marsit. Prandaj duhet të miratohet tani, që ata me pas kohë me aprovua edhe në Londër. Por do të kemi mbështetjen edhe nga MF-ja dhe nga Agjencia për efiçiencë të energjisë, të cilët do të vijnë në seancë për të shpjeguar rëndësinë e kësaj”, është shprehur Haskuka.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se kundërshtimi i opozitës do të ishte kundërproduktiv, pasi sipas tij, me atë skenar humbës dalin vetëm qytetarët e Komunës së Prizrenit.

e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të këtij organi, me shumicë votash nuk e patën miratuar propozim-vendimin për huamarrje nga BERZH-i. Kuvendarët e opozitës, që përbëjnë shumicën, patën theksuar se Ekzekutivi lokal nuk po mund ta realizojë buxhetin e votuar dhe se me këtë kredi Komuna futet në borxh. Pas mosmiratimit të vendimit pati reaguar kryetari Haskuka, duke akuzuar edhe disa këshilltarë nga radhët e LVV-së për koordinim me partitë opozitare për sabotimin e projekteve të Ekzekutivit. Ndërsa grupi i kuvendarëve të LVV-së i pati kundërshtuar këto pretendime, duke e quajtur reagimin e Haskukës të turpshëm dhe njëkohësisht patën paralajmëruar përballje në organet e partisë.

https://www.koha.net/kosove/262684/huamarrja-nga-berzh-i-kthehet-ne-agjenden-e-kuvendit-te-prizrenit/

Më Shumë

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Komuna e Dragashit përmbyll punën vjetore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Ekipi për të Drejtat e Fëmijës i Komunës së Dragashit mbajti dje takimin përmbyllës për vitin 2024, ku u prezantuan raportet vjetore dhe u...

Lajmet e Fundit