20.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Humb betejën me COVID-19 ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Bashkim Fino, ka humbur betejën me COVID-19 në moshën 59-vjeçare, raporton Top Channel.

Ai ishte me COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja iu përkeqësua.

Fino lindi më 12 tetor të vitit 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku u zgjodh Kryeministër i Shqipërisë në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Fino ka mbajtur disa poste ministrore, shkruan TopChannel.

Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Më Shumë

Dhunohet një vajzë në Suharekë: Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunimit në Suharekë. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Detaje të tjera nuk janë...

Liria do ia mësyjë Podujevës me 20 autobus, ua siguron tifozëve biletat e tribunës jugore

  Klub i Futbollit, Liria ka njoftuar se ka siguruar të gjitha biletat e tribunës jugore të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të...

Lajmet e Fundit