17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Humbasin pa gjurmë dy adoleshente

Korçë -Dy vajza, 14 dhe 15 vjeç, prej dy ditësh rezultojnë të zhdukura. Prej 48 orësh, familjarët e vajzave, por dhe policia, nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e tyre.

Sipas policisë lokale, rasti është zbuluar, pasi kanë qenë prindërit ata që kanë denoncuar në polici zhdukjen e vajzave të tyre të mitura, të cilat gjatë gjithë kohës shoqëroheshin me njëra-tjetrën.

Të enjten në komisariatin e policisë së Korçës, prindërit e vajzave bënë denoncimin e zhdukjes së tyre. L.Z. 45 vjeç dhe T.D. 44 vjeç, banuese në lagjen nr. 10 të qytetit juglindor, kërkuan ndihmë pranë uniformave blu për gjetjen e vajzave të tyre.

Babai i njërës prej vajzave dhe nëna e vajzës tjetër iu drejtuan policisë, pasi thanë se prej së martës, më 12 maj, fëmijët e tyre janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më.

Adoleshentet K.Z. dhe E.D. kishin një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën.

“Ato kishin dalë në shoqërinë e njëra-tjetrës paraditen e së martës për një xhiro nëpër qytet, por nuk janë kthyer më në banesat e tyre”, mësohet të kenë thënë prindërit në polici./Shekulli/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Komuna e Prizrenit shpall thirrje për mbështetje financiare për OJQ-të dhe individët në kulturë, rini dhe sport

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare dhe individët...

Lajmet e Fundit