I humburi gjendet i vdekur në Lumbardh

Lumbardhi 2Në orët e paradites së djeshme, Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren, përmes mjeteve të informimit, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të humbur që ishte larguar nga neuropsikiatria ngase kishte probleme shëndetësore.

Në orët e pasdites, një qytetar e ka njoftuar policinë për gjetjen e një trupi të pa jetë në ujë në shtratin e “Lumbardhit” në afërsi të Hoqës së Qytetit. Njësite policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e duhura hetimore.

Mjekoligjorët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit e kanë marrë trupin e pa jetë për autopsi.

Sipas familjarëve qe e kanë parë trupin e pa jetë thonë se është Vazilja Karadollami.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren i falënderon mjetet e informimit publik që i kushtuar vëmendje këtij rasti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit