4.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Huntelaar i kthen buzëqeshjen Schalkes

huntelaar-festaKlaas Jan Huntelaar është ai njeriu që i rikthen buzëqeshjen Schalke 04. Një gol i realizuar nga sulmuesi holandez vendosi fatin e takimit që hapi javën e 10-të Bundesligës mes “Bluve” Mbretërorë dhe Augsburgut. Roberto Di Matteo koleksionon kështu suksesin e tij të dytë në kampionat dhe të tretin përfshirë edhe Championsin që nga marrja e drejtimit të Schalkes.

Në “Veltins Arena” sfida nisi në malore për skuadrën vendase që pas vetëm 4 minutave lojë humbi lojtarin e saj më të mirë, Julian Draxler për shkak të një dëmtimi. Vendin e talentit gjerman në formacionin e Schalkes e mori nigeriani Chinedu Obasi.

Megjithatë për të zhbllokuar shifrat në këtë takim mendoi holandezi Huntelaar i cili në minutën e 37-të shfrytëzoi një pasim të mbrojtësit japonez Uchida duke mposhtur për të parën herë dhe të vetmen portierin e Augusburgut, Hitz.

Në minutën e 67-të Schalke mund të kishte dyfishuar rezultatin por Max Meyer u ndal nga gardiani i skuadrës mike. Në krahun tjetër sulmuesi argjentinas Raul Bobadilla u përpoq në më tepër se një rast për të vendosur baraspeshën por nuk ia doli dot.

Sfida e “Veltins Arena” përfundoi 1-0 në favor të skuadrës nga Gelsenkirchen me Schalken që la pas disfatën e pësuar një javë më parë në Bayer Leverkusen duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve në vendin e 7-të klasifikimit.

Më Shumë

Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen dhe vullnetarë

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në fshatin Zatriq – Rahovec Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është duke...

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Lajmet e Fundit