5.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Hysaj drejt largimit, Lazio e zëvendëson me lojtarin nga Serie B

Claudio Lotito dhe Maurizio Sarri po synojnë të krijojnë një Lazio të re. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, pritet të jetë një nga “viktimat” e merkatos.

Shkodrani do të largohet nga lacialët dhe në vend të tij pritet të afrohet Samuele Birindelli, sipas raportimeve që vijnë nga “Corriere dello Sport”.

Vlerësimi i bërë nga klubi toskan është 4-5 milionë euro, plotësisht brenda mundësive të “Biancocelesti”-ve

Birindelli luan me Pisa-n në Serie B dhe është pjesë e Italisë U-21. 22-vjeçari u aktivizua në 41 takime këtë sezon, duke realizuar një gol dhe katër asiste.

Ndërkohë, Hysaj këtë sezon u aktivizua në 38 ndeshje me Lazio-n, ku regjistroi vetëm një asist.

Emerson Palmieri i Chelsea-t, Javi Galan i Celta Vigo-s, Nico Schulz i Borussia Dortmund-it dhe Fabiano Parisi i Empol-it janë gjithashtu në listën e Lazio-s për të zëvendësuar Hysajn.

/Albanianpost.com

Më Shumë

49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Drejtoria e Urbanizmit në Suharekë diskuton plane hapësinore me GIZ-in

Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit ka mbajtur sot një takim pune me përfaqësues të GIZ-it, me fokus të veçantë në zbatimin efektiv të...

Lajmet e Fundit