9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Hyseni: Vështirë t’i kthehet uniteti PDK-së

Hydajet HyseniZhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë shkaktuar tronditje në partinë që qeverisë vendin, veçanërisht pas deklarimeve të djeshme të nënkryetarit aktual të kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili në vendlindjen e tij në Malishevë ka ftuar bashkëvendasit e tij që ta votojnë kandidatin e Iniciativës Qytetare e jo atë të PDK-së.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hydajet Hyseni në një prononcim për Telegrafin ka shprehur dyshimin e tij se PDK-së mund t’i rikthehet uniteti.

Ai sa i përket veprimeve të fundit të deputetit Fatmir Limajt dhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ndarjes së PDK-së ka theksuar se “katundi që shihet digjet, nuk don kallauz”, duke lënë të kuptohet se tashmë gjërat në partinë më të madhe në vend janë të qarta.

Ndërsa, deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani, emri i të cilit është përmendur se do t’i bashkohet iniciativës së Krasniqit dhe Limajt, nuk ka dashur që të prononcohet rreth këtyre zhvillimeve.

“Nuk kam dëshirë që t’i komentoj këto zhvillime”, ka thënë shkurt Hasani.

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Spektakli i basketbollit mbarëshqiptar zbarkon në Prizren, nis beteja për trofeun e Ligës Unike

Sot dhe nesër qyteti i bukur i Prizrenit do të jetë mikpritës i Final 4 në Ligën Unike të Femrave, ku katër skuadrat më...

Lajmet e Fundit