-2.3 C
Prizren
E martë, 19 Janar, 2021

Nga presidenca i reagojnë Zafir Berishës që ofendoi Vjosa Osmanin: Diplomacia nuk është odë ku vendoset me kritere kanuni

Nga presidenca i kanë reaguar koordinatorit për Siguri, Zafir Berishës që tha sot se është ofendim për Kosovën që Vjosa Osmani është presidente.

Këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit, Faton Peci ka shkruar në Facebook se zv.ministri e koordinatori kibernetik, Zafir Berisha paska marrë mundin të bëj një “analizë” në lidhje me u.d. Presidenten, Vjosa Osmani, duke përdorur mjetin politik që i hynë në punë çdo ditë- fyerjen.

“Zafir, e kuptoj reagimin tënd. Është reagim organik për gjëra që kanë ecur mbrapshtë prej afro dy dekadash dhe në të cilat je përfshi ti, bashkë me shokët e tu e me parti. Të dhurosh post konsulli për vota është marifet politik i paparë. Si koordinator, sigurisht ia kë anën me koordinime të kësaj natyre. Mbase edhe mund të kesh qenë koordinator i kësaj pune?! Natyrisht që çfarëdo përpjekje për të vendos rend e ligj prej teje dhe shokëve mund të kuptohet si cenim, porse duhet të ekzistojë një kohë kur duhet t`i jepe fund diplomacisë së odave. Me devotshmëri jeni vërë në mbrojtje të ish-bashkëpartiakut tuaj, e pritshme, e natyrshme, porse jo normale”, ka shkruar Peci, që thotë se diplomacia nuk është odë ku me kritere kanuni vendoset për veprimet.

“Nga shkaku se nuk është diplomacia odë ku me kritere kanuni vendoset për veprimet. Është çështje më e hollë se sa një qëndrim i yti në Facebook. Ndaj, Zafir, vazhdoje rrugëtimin tënd me fyerjen si mjet politik, sepse gjithmonë ka një fund. Kurdo që ju dalim në ballë gjërave të këqija, shkeljeve ligjore, nuk është vonë. Koordinator, vazhdoje përpjekjen tënde kibernetike, kurse dostat e bashkëpartiakët rehatoi në odën tënde. Shteti nuk është pazar, e integriteti i tij është mbi interesin tënd, bashkëpartiakëve dhe partisë tënde!

P.s Për siZafirët, vendosja e vulës së Presidentit Rugova në aktet zyrtare të Presidencës është veprim i sanksionuar ligjor”, thotë tutje ai, duke shtuar se me Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës, në kreun I te Dispozitat e Përgjithshme, në pikën 2 të Nenit 1 thuhet se : ”Presidenti i Republikës së Kosovës ka simbolet e veta, të cilat përdoren krahas simboleve të Republikës së Kosovës”.

“Tradita institucionale dhe aplikimi i ligjeve nuk është çështje periodike, por sistematike. Ata që po kasavetohen pse është rikthy vula në vendin e vend, duhet ta shtojnë një pyetje: Pse vula e Presidentit Rugova që është përdorur në dokumente zyrtare para disa vjetësh është reviduar nga përdorimi?! Me vulën e presidentit Rugova vetëm se po zbatohet një kriter ligjor, i shkelur nga presidenti paraprak”, shton Peci./GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

Telekomit të premten i skadon afati për pagesën e borxhit ndaj Z-Mobile

Të premten është afati i fundit i pagesës së këstit të parë të borxhit që Telekomi i obligohet kompanisë Z-Mobile. Zyrtarët e Telekomit kanë...

Armend Muaj i bashkohet Vetëvendosjes

Analisti Armend Muja i bashkohet Vetëvendosjes. Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj parite, Albin Kurti. “Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të...

279 raste të reja me Covid dhe 441 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 279 raste të reja me koronavirus. Zemaj ka...

Tenistja me 8 gishta kualifikohet në “Australian Open”

Të marrësh pjesë në një turne Slam nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese është një rrugë e vështirë që shumë tenistë dhe teniste tentojnë ta bëjnë të...

Haskuka, i tronditur nga vrasja e 15-vjeçarit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur i tronditur pas vrasjes se një 15- vjeçari në Prizren. “Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë...

Shaqir Totaj shpjegon arsyen pse nuk ishte në listën e PDK’së

Nënkyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se arsyeja e mos-pjesëmarrjes në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së...

SBASHK’u përkrah rifillimin e mësimit, por paralajmëron greva nëse nuk u ndahen shtesa në paga

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ditën e nesërme do...

Hoti emëron Nitajn, ministër në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi. Në vend të...

Nisma publikon listën, këta janë kandidatët për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas partive të tjera politike të cilat publikuan dje listën e...

Ilir Baldedaj jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK

Iliri Baldedaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksion në AAK në degën e Prizrenit. Ky vendim erdhi pasi Gjykata Themelore në...

Djali i Ukshin Hotit lihet sërish jashtë listës së PDK’së të kandidatëve për deputetë

I biri i Ukshin Hotit, Andini, sikurse në zgjedhjet e kaluara, është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Të...

Bërnabiqi: Nga nesër fillon vaksinimi masiv i popullatës në Serbi

Vaksinimi për grupin tjetër me prioritet, i cili përfshin edukatorë, anëtarë të Ministrisë së Brendshme, ushtrisë serbe dhe përfaqësuesve të medieve në Serbi, do...

39 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar...

Vildane Zeneli zhvishet, super “hot” me paraqitjen e fundit

Vildane Zeneli merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj publike. Modelja e njohur është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk nguron të ndajë...

Flet gruaja e Rexhep Selimit pas kandidimit si deputete

Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, është deklaruar pasi emri i saj figuron në listën e Lëvizjes Vetëvendosje si kandidate për deputete në zgjedhjet...

Erdogan rrit numrin e pallateve luksoze

Duke mos qenë i kënaqur me pallatin e ri presidencial të ndërtuar në Ankara pasi erdhi në krye të shtetit në vitin 2014-dhe dy...

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për 15 vjeçarin e vrarë dje në Prizren

Një 15-vjeçar nga Prizreni ka vdekur dje si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Për këtë rast, mëngjesin e sotëm...

Protestë në Prizren pas vrasjes së 15-vjeçarit

Banorë të lagjes "Bajram Curri" bashkë me nxënës të martën kanë organizuar protestë pas incidentit të djeshëm që ka rezultuar me vdekjen e nxënësit...

225 raste të dhunimeve seksuale në gjashtë vjetët e fundit në Kosovë

Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve seksuale, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës. Vitin e...

Xherdan Shaqiri krenar pasi arriti 50 paraqitje me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri dje u fut nga minuta e parë në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit, e cila ishte shumë e rëndësishme për të dyja...

Erdogan rrit numrin e pallateve luksoze

Duke mos qenë i kënaqur me pallatin e ri presidencial të ndërtuar në Ankara pasi erdhi në krye të shtetit në vitin 2014-dhe dy...