14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

I dashuri ia pagoi biletën në rend të parë, por e ndau pasi pa Chris Brownin duke i bërë vallëzim sensual të dashurës së tij në skenë

Chris Brown bëri që një çift të ndahej pasi ai bëri një vallëzim provokues mbi prehrin e një femre në një nga koncertet e turneut të tij, “Under The Influence”.

Këngëtari 33 vjeçar, performoi kërcimin erotik gjersa interpretonte këngën e tij “Take You Down”, shkruan DailyMail.

Por i dashuri i pjesëmarrëses në këtë performancë të zjarrtë mbeti i tërbuar teksa pa atë që e dashura e tij dhe këngëtari me famë botërore bën në koncert.

 

E gjithë videoja në fjalë ishte postuar dhe bërë virale në TikTok.

Në video, bukuroshja brune dukej e gëzuar teksa ishte e ulur në një karrige, kur Chris hipi mbi të dhe filloi të interpretonte me gjeste të turpshme.

Partneri i saj Dash u ofendua për aktin e kryer në skenë, duke shkruar krahas postimit të tij: “Pikëpamje: Blej biletën e të dashurës sime në rreshtin e parë për të parë Chris Brownin”.

Ai shtoi: “Unë dua 500 funte dhe të dashurën time të më kthehen mbrapsht”.

Por kur një ndjekës komentoi duke e pyetur nëse janë ndarë, Dash shkroi: “Thjesht për të informuar të gjithë në lidhje me koncertin e Chris Brownit, nuk jam më me të dashurën time, por ajo tha se nuk mendon se ajo që bëri ishte e gabuar”. /Telegrafi/

Më Shumë

John Mayall, pionieri britanik i blues-it, vdes në moshën 90 vjeçare

Muzikanti britanik i blues, John Mayall OBE, grupi me ndikim i të cilit Bluesbreakers ishte një trampolinë për yjet, përfshirë Eric Clapton, ka vdekur...

Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”

Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”. Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut...

Lajmet e Fundit