I dehur tenton ta sulmojë policin në Rahovec

Një person është arrestuar pasi që ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një zyrtar policor.

Policia ka sqaruar se në rrugën ”Sheh Muhedini” në Rahovec mbrëmjen e kaluar, pas një kundërvajtjeje dhe shqiptimit të gjobës në trafik, i dyshuari ka kanosur si dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht zyrtarin policor.

I dyshuari është penguar dhe arrestuar.

Gjithashtu sipas policisë, të dyshuarit i është bërë edhe matja e alkool testit, e cila ka rezultuar se kishte 1.23‰ alkool në gjak.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar ndërsa i dyshuari me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit