“I dua 2000 euro ose ju vras”, 18 vjeçari në Prizren kërcënon motrën dhe dhëndrin, shkak martesa e tyre

Një rast i dhunë në familje që përfundoi me kanosje ka ndodhur në një fshat të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, një 18-vjeçar e ka kërcënuar më vrasje motrën e tij dhe dhëndrin, në rast se nuk ia japin paratë që ka kërkuar.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak te martesës së motrës së të dyshuarit, e cila është 16-vjeçe. Për shkak të mospajtimeve për martesën e saj me një 20-vjeçar, vëllai i vajzës i ka kërcënuar ata duke u thënë “i dua 2000 euro ose ju vras”.

 

 

Përballë kësaj situate, çifti ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici dhe menjëherë janë marrë veprime hetimore, ku janë intervistuar të gjitha palët e përfshira.

Pas marrjes së deklaratave, vajza 16-vjeçare është kthyer te personi me të cilin është martuar, ndërsa ndaj vëllait të saj është  iniciuar rast për kanosje.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Lajmet e Fundit