14 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

I gjenden shtatë kilogramë narkotikë në vendkalimin kufitar Vërmicë – policia ndalon dy persona për 48 orë

Rreth 7 kilogramë narkotikë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli sot në vendkalimin kufitar Vërmicë, me ç’rast dy persona janë ndaluar për 48 orë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:05, kur personat e dyshuar me automjetin e tipit “Renault Clio”, ngjyrë e kuqe, targat e njohura për policinë, kanë ardhur për të hyrë në territorin e Kosovës.

Pas dyshimeve të ngritura, zyrtari kompetent policor ka kërkuar selektimin për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nga njësiti antikontrabandë i Doganës së Kosovës dhe policia.

Gjatë kontrollit në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjellë me qese najloni – rreth 7 kilogramë sipas matjeve fillestare.

Njësiti i antidrogës së Policisë së Kosovës në Prizren është informuar për t’u marrë me procedurat e mëtejme lidhur me rastin, përfshirë matjet e sakta-peshën dhe detaje tjera.

Me vendim të prokurorit dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme ligjore do të ndërmerren në bashkërendim me autoritetet kompetente të drejtësisë, njofton Policia e Kosovës.

Më Shumë

FFK-ja përkrah Challandesin, por s’ia garanton gjatë vendin në stolin e Kosovës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është përballur me kritika të ashpra nga ata që e përcjellin futbollin në Kosovë. Kritikat në adresë...

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, brenda një dite gjobiten 775 qytetarë

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 775 gjoba për shkelësit e Ligjit për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Kështu bëhet e ditur...

“Pazaret me hetime”, prokurorja Gashi nga Prizreni: Është tendencë për të më diskredituar

Ervehe Gashi, prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka thënë se raportimet në medie për përfshirjen e saj në njërën...

Ylli mposhtë Sigal Prishtinën dhe kualifikohet për në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 70:87, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike. Përkundër se Sigal Prishtina...

Ish-zëvendëskryeministrja pyet se për çka janë kushërinjtë pasi xhaxhai i Glauk Konjufcës u punësua në ministri

Ish-zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka reaguar nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Së fundi u mësua se xhaxhai...

Totaj kujton 2 vjetorin e zgjedhjes në krye të PDK-së në Prizren

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka kujtuar 2 vjetorin e zgjedhjes së tij, në krye të partisë në këtë qytet. “Sot dy vite...

Fotografi të rralla e të vjetra të Prizrenit që datojnë nga viti 1913

Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913 Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e...

AAK’ja i kërkon Albena Reshitajt që ta dorëzojë mandatin pasi e votoi Osmanin

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës duke thënë se u bë me pazare. Ai i...

Lukaku dhe Ronaldo – njëri qëndron, tjetri fluturon

Qëkur u transferua nga Manchester United, belgu 27 vjeçar Romelu Lukaku, ka zënë një vend thuajse të pazëvendësueshëm në qendër të sulmit të Inter-it. Performanca...

Mbi 800 gjoba u shqiptuan gjatë të dielës për shkelje të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 835 persona për shkelje të masave anti-COVID. Në njoftimin e Policisë...

Prizreni, komuna e parë me Pikë Vrojturse

  Prizreni, tanimë do ketë edhe një ofertë të re turistike, Pikën Vrojtuese (View Point), nga ku qytetarët dhe turistët mund t’i shikojnë e t’i...

Digjet një shtëpi në Mazrek të Hasit

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Mazrrek të Hasit. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit të shkaktuar është e madhe. Rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com/

Vaj dhe gaz në aeroport

Hajdar Mallaku (Tregim) Në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës po e përcillja djalin për në kurbet. Kish qëndruar njëzet ditë në pushim në Kosovë dhe po...

Zhduket një e mitur në Prizren

Një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj në Prizren dhe nuk është kthyer më. Rastin në Polici e ka paraqitur babai i...

Prizren: I kanosi nënën dhe motrën me vrasje, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji  ndaj të pandehurit P.B., për shkak të dyshimit se ka kanosur nënën...

Vjedhje me vlerë 8 mijë euro në një shtëpi në Prizren

Një person ka njoftuar Policina e Kosovës se gjatë mbrëmjes personat të panjohur janë futur në shtëpinë e tij, duke i shkaktuar dëm në...

Lajmet e Fundit