I premtoi nënës se do të merrte vaksinën në fakultet, vdes 20-vjeçari amerikan

Një student 20-vjeçar nga Karolina Veriore, i cili ngurronte për t’u vaksinuar kundër Covid-19, vdiq nga ndërlikimet pas infektimit me koronavirus tri ditë pas kthimit në fakultet.

Tyler Gilreath, student i Universitetit të Karolinës Veriore – Wilmington, vdiq të martën, pasi doli pozitiv për koronavirus, nga i cili u prek vetëm pak ditë pas rikthimit në fakultet, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Sipas rrëfimit të nënës së tij, Tamra Demello, i riu mendonte se mosha do ta mbronte nga virusi. “E lajkatoja, e inkurajoja, e kërcënoja dhe e bezdisja për t’u vaksinuar. Ai ishte shumë i zënë dhe/ose i shqetësuar për problemet e mundshme afatgjata me zemër”, shkroi Demello në rrjetet sociale.

Gilreath ishte pajtuar që ta marrë vaksinën sapo të shkonte në fakultet, por një gjë e tillë nuk ndodhi. “Jam e shkatërruar përtej asaj që mund të besohet”, tha nëna e tij.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit