2.2 C
Prizren
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Ibra: Nuk kam ardhur këtu për të humbur kohë

Zlatan Ibrahimoviq u ka bërë me dije bashkëlojtarëve që nuk është i kënaqur me paraqitjet e tyre.

Manchester United ka dështuar në dy ndeshjet e fundit në Old Trafford, për të marrë fitoren dhe madje në sfidën e mbrëmshme ndaj Evertonit barazoi vetëm në sekondat e fundit falë një penalltie të konvertuar në gol nga Zlatan Ibrahimoviq.

Suedezi nuk është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tjerë dhe pas ndeshjes ka shprehur haptas pakënaqësinë me mënyrën sesi ekipi po i qaset lojërave.

“Shumë gjëra duhet përmirësuar në këtë skuadër”, ka thënë Ibra për MUTV.

“Unë nuk jam më 20 vjeç dhe nuk kam në dispozicion edhe pesë apo 10 vite për të luajtur”.

“Mund të them që më kanë mbetur, një, dy apo më së shumti tre vite dhe e gjithë kjo varet nga dëshira që ka klubi, vizioni i tij. Unë që nga dita e parë që kam ardhur e kam bërë të qartë se jam këtu për të fituar, e jo për të humbur kohë”.

“Nëse kërkon të fitosh shumë, duhet të krijosh shumë”, ka përfunduar Ibra.

Me këtë barazim, Manchester United i ka zvogëluar vetes gjasat për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve vitin tjetër.

Më Shumë

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025

Gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komuna, Arbër Zenuni, Komuna e Rahovecit, ka mbajtur seancën e parë të rregullt për...

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj, mirëpritet nga banorët e Zymit

Kandidati i LDK-së për deputet me numër 97, Xhavit Ukaj, është mirëpritur nga banorët e fshatit Zym. “Kënaqësi të ishim në mesin e banorëve mikpritës...

Lajmet e Fundit