12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ikjet masive godasin elektoratin e partive në Prizren

Njëri nga problemet kryesore tashmë në Kosovë është ikja e popullatës. Ky fenomen ka shqetësuar shumë njerëz dhe domosdo se kjo po shqetëson veçanërisht dhe subjektet politike, të cilat gjenden para aktit final se kush mund të votojë dhe si do të jetë fati i këtyre qytetarëve. Kështu vlerëson Besnik Berisha, sociolog. Ndërsa prof. Naser Bresa mendon se qytetarët që ikin se kanë hallin aspak për partitë.

“Ata ikin për perspektivë më të mirë, se këtu u kanë vdekur shpresat, kurse subjektet politike edhe mund ta kenë atë mendësi, por ata që shkojnë nga Kosova nuk mendojnë ashtu”, u shpreh Bresa për “Kosova Sot”.

Kjo tashmë ka nxitur edhe subjektet politike të fillojnë njëfarë “ofensive”. Ajo që tani është evidente në Prizren, duket se ka filluar mes LVV-së dhe PDK-së. Tashmë, siç duket, partitë politike, sidomos ato që nuk kanë elektorat, të mjaftueshëm ose të qëndrueshëm, po mundohen të gjejnë forma për të mbetur në skenën politike.

Profesori Agim Morina këto veprime i sheh si fakt se tashmë partitë, jo vetëm LVV e PDK, por edhe të tjerat kanë me filluar të njëjtën gjë ta bëjnë.

“Por, unë mendoj se Kosovës i duhet një mekanizëm tjetër, mekanizmi për të krijuar kushte më të mira, që qytetarët të mos të ikin nga Kosova, e pastaj kjo është e dorës së dytë, se në cilën parti ata aderojnë. Kjo mund të shihet në ditën e votimeve, sepse aderimet më shumë mund të jenë ndonjë maskë përfituese, se realiteti është ndryshe”, shprehet Morina.

I këtij mendimi ishte edhe mësimdhënësi Shaip Berisha. “Me rëndësi është të mos ikin njerëzit, kurse pastaj këto fizkultura partiake janë me më pak rëndësi. Kosova të krijojë një mundësi më të madhe mos të ikin të rinjtë nga Kosova, kjo duhet të ketë prioritet”, ka vlerësuar ai për “Kosova Sot”. Sipas Berishës, është e dhembshme dhe e vërtetë se tani më faktin e largimit, pakësohen edhe anëtarë të partive të ndryshme në Kosovë.

(Kosova Sot)

Më Shumë

1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe ngritjen e...

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Lajmet e Fundit