PLUSI I JAVËS NË PRIZREN: AKSIONI I PËRBASHKËT PËR PASTRIMIN E AMBIENTIT

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ndërmorën një aksion simbolik të pastrimit të zonës kufitare mes komunës së Prizrenit dhe asaj të Suharekës.

“Komunat tona nuk mund të qëndrojnë në nivelin e kënaqshëm të pastërtisë, nëse të gjithë nuk vetëdijësohemi për mos hedhjen e mbeturinave nëpër hapësira publike dhe nëse materiet inerte nuk i dërgojmë në vendet përkatëse”, tha Haskuka.

Ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’iu bashkëngjiten këtij aksioni për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit.

Kurse kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se qëllimi kryesor i këtij aksioni është vetëdijesimi i qytetarëve.
“Përkushtimi për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Muharremaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit